Flash News

KRYESORE

Donte të hiqte kilet pas lindjes, incidenti me të cilin u përball Beyonce

Donte të hiqte kilet pas lindjes, incidenti me të cilin u përball
Beyonce ka surprizuar të gjithë me performancën e saj në Caochella dhe të gjithë u habitën se sa në formë ishte këngëtarja pas lindjes së dy binjakëve. Por për të arritur këtë trup Beyonce ka punuar shumë, madje ka kaluar dhe një incident shumë të sikletshëm. Një burim pranë “The Sun” shkruan se Beyonce i kishte rritur shumë flokët dhe gjatë stërvitjes ajo është përballur me një incident që nuk do ta harrojë shumë lehtë. Sipas këtij burimi, Bey po merrte pjesë në klasën e stërvitjes “SoulCycle” në Los Angeles kur iu kapën flokët tek biçikleta. “Disa muaj më parë ajo kishte flokë me të vërtetë shumë të gjatë dhe nuk i kishte lidhur siç duhet, por papritur flokët e saj u kapën tek rrota e biçikletës. Asaj iu desh të ndalonte menjëherë dhe u shkaktua pak zhurmë. Ishte e vështirë ti hiqje flokët nga makina e stërvitjes. Ishte një frikë e vërtetë,”- u shpreh burimi për “The Sun”.

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Të fundit