Flash News

KRYESORE

Donte të shfaqej në klip me fustan, kompania financuese heq dorë nga bashkëpunimi me Gashin

Donte të shfaqej në klip me fustan, kompania financuese heq dorë
Gashi është një nga artistët me origjinë shqiptar që po ngjit shumë shpejt shkallët  e karrierës botërore. Reperi ka shumë stl në atë që bën, qoftë në muzikë, ashtu edhe në veshje. Por stili që ka në veshje, duket se i ka nxjerrë probleme këngëtarit. Gashi ka rrëfyer se dëshironte që në video të shfaqej i veshur me fustan, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë që do e financonte për videoklipet. “Më lejoni t’ju tregoj një histori idiote për këtë video. Supozohej që kjo video të sponsorizohej nga një kompani që do të më ndihmonte mua për ta përfunduar atë, por për shkak se unë kisha veshur një fustan ata hoqën dorë nga marrëveshja në moment të fundit, sepse mendonin se një burrë që vesh fustan shkon kundër rregullave të tyre si kompani. Imagjino kjo gjë të ndodhë në 2020-tën. Mendoj se çdo artist duhet të bëj çfarë të dojë për aq kohë sa nuk lëndon askënd”, shkruan Gashi.

Të fundit