Flash News

KRYESORE

Dopietë nga Pellegrini, Roma pret biletën për të sfiduar Juventusin

Dopietë nga Pellegrini, Roma pret biletën për të sfiduar

Roma sonte mposhti 2-0 Parmën në Kupën e Italisë, teksa është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Juventusi do të jetë ndalesa e radhës e kryeqytetasve, të cilët ndaj Parmës vuajtën vetëm në pjesën e parë.

Fonseca kishte përdorur rotacionin dhe Roma nuk arriti të zhbllokonte rezultatin në 45 minutat e para. Historia ndryshoi në pjesën e dytë. Pellegrini shënoi pas 4 minutash lojë dhe pak më vonë gjeti rrjetën lehtësisht me penallti.

Dopieta e tij i dha Romës një fitore me pak mundim dhe një biletë për të sfiduar skuadrën më të fortë në Itali, Juventusin. A do t'ia dalin verdhekuqtë? Këtë t'ia lëmë fushës. Prandaj e duam futbollin.

Të fundit