Flash News

KRYESORE

Dopingu/ Romela Begaj përjashtohet 8 vite

Federata Botërore e Peshëngritjes ka dënuar me 8 vjet përjashtim Romela Begaj, pasi peshëngritësja nuk arriti të mbrohet përpara gjykatësve, pasi rezultoi pozitive në testet anti-doping gjatë Botërorit të vitit 2017.

BalkanWeb siguron vendimin e dërguar në korrespondencën zyrtare të Federatës Botërore me atë shqiptare të peshëngritjes.

Përgjigjet e testeve u bënë të njohura në fillim të vitit 2018, ndërsa në atë kohë Romela Begaj mohoi dhe u betua se nuk kishte përdorur stanazanol, substanta dopuese e gjetur në teste. Edhe mbrotja e sportistes shqiptare nuk ka bindur panelin e gjykatësve.

“Vij nga një familje e varfër dhe kam kaluar shumë vështirësi në fëmijëri dhe adoleshencë. Peshëngritja është i vetmi burim i të ardhurave dhe nuk do bënte asgjë për të dëmtuar karrierën”, lexohet në dokumentin zyrtar.

Por më shumë se kaq, në vendimin e Federatës Botërore të Peshëngritjes ka rënduar precedent i vitit 2004, ku Romela Begaj rezultoi pozitive me të njëjtën substancë, stanazonol. Për këtë, Romela Begaj u mbështet fortë në teorinë konspirative se ishte sabotuar, por kjo nuk është pranuar si provë.

“Duke qenë se sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”, lexohet në vendimin e Federatës Botërore të Peshëngritjes.

Të fundit