Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kur protestuesit e së shtunës së 16 shkurtit prishën kërpudhat e gjermanit Holler, kryeministri Edi Rama i kërkoi falje artistit të huaj. Ishte një mea culpa e llojit 'fali (im)Zot se nuk e dinë çfarë bëjnë!". Para se të vinte falja kishte ardhur ndërshkimi. Ambasadat kryesore, të Britanisë, vendeve të BE-së dhe ShBA-ve, me ngut kishin dalë me deklarata që dënonin dhunën, pa i dhënë kohë protestës të shpalosej e plotë në sytë e tyre dhe të botës.
Të huajt kanë mbërritur gjithmonë kështu, me një forcë impresionuese në vetëdijen politike e shoqërore shqiptare, dhe kjo mund të shihet në të gjitha shënimet e udhëtarëve të huaj që kanë kaluar nëpër Shqipëri. I kemi pritur gjithmonë me drithërima yjet e mplakur të filmit dhe të muzikës, të harruar tashmë në vendet e tyre. Me të njëjtën dalldi kemi veneruar ambasadorë apo emisarë të huaj që, në të gjitha rastet, do të ishin zyrtarë të rëndomtë, aparatçikë radhe në administratat e stërmëdha të Fuqive. Kjo ksenofili e shqiptarit, në një botë të mbushur me ksenofobi, është mister më vete.
A është respekt, frikë apo ngashnjimi për tjetrin i një populli vazhdimisht të izoluar?
Të tillë, me këtë varësi dhe moskuptim, na gjeti edhe messhkurti i këtij viti. Debati politik, më shumë se te kriza vetë, është mbërthyer te 'çfarë mendojnë dhe thonë ndërkombëtarët?'. Eshtë përherë kështu, pavarësisht palës që qeveris. Nëse të djathtët janë në pushtet, i mëshojnë ata kësaj teze. Nëse ndërrohen vendet, të majtët i bien të njëjtit instrument.
Kjo për të thënë se ndërkombëtarët janë, kryesisht ose gjithmonë, në anën e qeverive. Për arsye që kanë të bëjnë sa me faktin se negociatat për interesa gjeopolitike, apo lëshime ekonomike, bëhen me qeveritë, si dhe për atë se forcat e pushtetit kontrollojnë balancat e stabilitetit. Opozitat mbështeten vetëm në rastet kur qeveritë shkojnë kundër interesave gjeostrategjike apo ekonomike të Fuqive të mëdha. Në të shkuarën, edhe si pasojë e luftës ideologjike, siç ka qenë rasti i shumë vendeve në Amerikën Latine etj.
Në një rast si Shqipëria, ku opozita dhe qeveria nuk kanë patur dallime në aleancat strategjike, forcat në pushtet kanë gëzuar më shumë mbështetje. Pavarësisht këtij animi dhe lëkundjes së pendulit të simpatizantëve të palëve politike, pro ose kundër këtij ose atij ambasadori, mbështetja popullore për Europën, dhe sidomos ShBA, ka qenë e paprecedent.
Ndërkombëtarët kanë qenë kryesisht korrektë; për të mos e shkelur apo abuzuar këtë status të veçantë dhënë nga shqiptarët. Qeveritë shqiptare, në këmbim, janë munduar të tregohen luajale duke mos marrë vendime që bien ndesh me interesat e aleatëve të mëdhenj.
Sjellja e ndërkombëtarëve në Shqipëri, duhet thënë, ndikohet edhe nga një faktor i tretë, që ka të bëjë me kontekstin politik dhe shoqëror në vendet përkatëse, por edhe me një kontekst më të gjerë global. Stina politike ku gjenden aktualisht, si vendet e Europës, ashtu edhe Amerika, ka parë një zhvendosje të parapëlqimeve drejt populizmit dhe politikanëve që mbështeten në teza populiste. Të tilla janë izolimi, frenimi i emigracionit, rishikimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë, e të tjera. Hegjemoni i dikurshëm dhe aktual, ShBA, është nën kërcënimin e vazhdueshëm të hegjemonëve të rinj Kinës, Rusisë dhe Iranit.
Emigracioni dhe terrorizmi janë dy kërcënime për stabilitetin dhe të dyja e kanë zhvendosur vëmendjen e fuqive të mëdha nga Shqipëria dhe rajoni ku ajo bën pjesë. Shqipërisë i duhet vetëm të luajë aktorin e paqtë në marrdhëniet rajonale dhe të mos shkaktojë kriza stabilieti, që do ishin me kosto për partnerët e mëdhenj dhe do ta zhvendsonin vëmendjen dhe kapacitetet e tyre logjistike dhe ekonomike nga 'vatrat e nxehta' të konfliktit aktual apo ndonjë tjetri në prag.
Tirana zyrtare ka rëndësi si aktor rajonal dhe kjo i ka lënë rast qeverisë aktuale të Edi Ramës që të shtrembërojë shumë prej standardeve më parë të monitoruara më me kujdes nga ambasadorët e huaj në Shqipëri. Gjatë 6 viteve të qeverisë Rama, ndërkombëtarët kanë bërë pak ose aspak për të ndalur penetrimin e krimit deri në korridoret e larta të politikës. Deputetë dhe kryetarë bashkish me të shkuar të dyshimtë u instaluan dhe promovuan nga Rama duke ndeshur në shkujdesjen e të huajve. Atë që qeveria e Partisë Demokratike 'legalizoi' në Lazarat, qeveria e PS e shtriu në të gjithë territorin. Ambasadorët u panë fillimisht në krah të Tahirit, duke djegur disa qindra rrënjë kanabis, për të mbyllur sytë më pas para milionave që e bënë Shqipërinë folenë e një ekonomie të zezë që i dha fund çdo ekonomiksi normal.
Atë që denonconte opozita dhe një pjesë e medias së pakontrolluar nga qeveria, selive diplomatike në Tiranë ua konfirmonin edhe shërbimet e tyre inteligjente. Për të mos prishur 'aleancën me qeverinë' përqendruar te Reforma në drejtësi, aleatët e Shqipërisë heshtën si 'gjethja e kanabisit'.
Edhe pse, të gjithë bashkë, u vunë para një paradoksi. Një qeveri që shiste retorikën e një drejtësie të paanshme dhe të drejtë kishte instaluar në administratë dhe në Kuvend individë me probleme me drejtësinë.
Pasi e mbështetën dekriminalizimin, një aksion politik i propozuar nga shefi i opozitës Basha, ndërkombëtarët u futën sërish në paradoks, kur zhbënin një raport shkak-pasojë të pranuar edhe nga mendja më naive. Që do të thotë: nëse ka patur kriminalizim të pushtetit dhe degëve të tij, si pasojë e kësaj ka edhe qarkullim monetar të inkriminuar që ndikon në procesin zgjedhor.
Ndërsa qeveria tregohej përqeshëse me denoncimet e opozitës, dhe të huajt shpërfillës, koktetj i gjithë kësaj, përzier edhe me rënien e parametrave të jetesës, në një ekonomi që nuk mbështetet te prodhimi dhe as shërbimet, por te 'paraja informale' rezultoi në atë skenë që shohim sot.
Opozita 'u dorëzua' duke dorëzuar mandatet parlamentare dhe duke shtrirë dorën për mbështetje popullore. Në dy protesta të njëpasnjëshme nuk mund të thuhet se ajo nuk e ka takuar 'popullin e vet', apo se populli nuk ka ecur drejt nevojës së tij.
Në këtë dritë të zhvillimeve të reja duhet të shohim në një dritë të re edhe ndërkombëtarët.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38