Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Bashës/ Nisin përgënjeshtrimet e listës: Para se personat të renditen, duhet të pyeten

Dorëheqja e Bashës/ Nisin përgënjeshtrimet e listës:

Pak pas publikimit të listës me emra të kryesisë së PD-së të cilët kërkojnë me ngulm, dorëheqjen e kreut te saj Lulzim Basha kanë nisur edhe përgënjeshtrimet e personave të cilët janë bërë pjesë e  saj pa dijeni.

Eleini Qirici është një prej emrave të renditur në këtë listë, por fatkeqësisht pa dijeninë e  sajë. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Statusi i plotë:

Që një kryetari partie politike, pas një humbjeje në një garë elektorale për zgjedhje parlamentare, t'i kërkohet tërheqja nga posti i kryetarit, është jo vetëm vendim i përgjegjshëm nga ana e palëve, por akt që diktohet nga vullneti i votës. 

Përshëndes kërkesën e një grupi drejtuesish/demokratësh që i drejtohen kreut të PDSH për dorëheqje dhe analizë të thellë post-zgjedhore, por do të doja të bëj të ditur që emrat e listuar, para se personat të renditen, duhet të pyeten dhe të shprehin vullnetin e tyre për të qënë pjesë e kërkesës, jo thjesht dhe vetëm në respekt të vullnetit të individit, por edhe për të formalizuar një vendimmarrje kolegjiale shprehur mes një deklarate hartuar në unanimitet (për të cilën nuk kam patur dijeni).

Renditja e emrit tim në listën shumëemërore që pason deklaratën, si dhe vetë teksti i deklaratës më është bërë i njohur nga media.

Të fundit