Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e deputetëve të opozitës, Vasilika Hysi: Më bën përshtypje që deklarata është shumë politike

Dorëheqja e deputetëve të opozitës, Vasilika Hysi: Më

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ka komentuar në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, vendimin e deputetëve të opozitës për të djegur mandatet parlamentare. Për letrën e dorëheqjes, Hysi tha se i bën përshtypje që është shumë politike

“Mua më bën përshtypje që deklarata është shumë politike dhe nuk jep arsyet kur një deputet dorëhiqet”, tha Hysi. Por konstitucionalisti Kristaq Kume, i pranishëm në studio, ndërhyri duke theksuar se deputeti nuk ka nevojë të japë asnjë arsye për dorëheqjen, ndërkohë që arsyet e listuara nga PD dhe LSI janë bërë me qëllim për të komunikuar me qytetarët.

Sipas deputetes së PS, me këtë vendim mund të krijohen “dy Parti Demokratike” dhe “dy Lëvizje Socialiste për Integrim”, nëse ndonjë prej deputetëve aktual vendos të mos e djegë e mandatin, ose ndonjë prej kandidatëve i vendosur në listë pranon të hyjë në Kuvend.

Foto/ Protesta e opozitës, policia rrethon Parlamentin me tela me gjemba

Të fundit