Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt, vjen reagimi i parë nga LSI

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt, vjen reagimi i parë nga LSI

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, është i pari opozitar që reagon për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.

Nëpërmjet një reagimi të shkurtër, Vasili pyetet se çfarë bën ende në zyrë kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëron se Rama do të largohet turpshëm dhe pa dinjitet nga posti i kryeministrit.

“Po ky kryeministër i shplarë politikisht dhe moralisht, pa të shkuar dhe pa asnjë të ardhme ç'bën akoma në atë zyrë. Apo sigurisht zvarritet edhe ca, për të ikur turpshëm dhe pa asnjë dinjitet siç vetëm ai mund të iki”, shkruan Vasili.

Rama njoftoi sot dorëheqjen e Xhafajt dhe emërimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Kush është Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm; puna si këshilltar i Ramës dhe konfliktet me Berishën kur drejtonte ushtrinë

Të fundit