Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dorëheqja e Haradinajt: Reagimet dhe çfarë pritet të ndodhë pas saj
PRISHTINË / BEOGRAD/ BRUKSEL - Një ditë pas dorëheqjes së tij, shumica e udhëheqësve politikë në Kosovë kanë shprehur mbështetje për Ramush Haradinajn, i cili është thirrur për t'u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorisë së Specialistëve të Kosovës në Hagë. Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç e konsideron këtë veprim si një "mashtrim politik", ndërsa zgjedhjet e parakohshme në Kosovë duken të mundshme.
Haradinaj, kryeministër që nga shtatori 2017, ka dhënë dorëheqjen për të shkuar në Hagë për herë të dytë në karrierën e tij, duke paë marrë më parë të njëjtin vendim në 2005 pasi kaloi disa muaj në detyrë. Ai u lirua nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në vitin 2008 dhe 2012 për rolin e tij si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës 1998-1999.
Megjithatë, ai dyshohet tani nga Dhoma e Posaçme e Prokurorisë së Kosovës, të cilat janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës por që janë të bazuara në Holandë dhe me personel ndërkombëtar. Ata janë themeluar nga Kuvendi i Kosovës, me detyrën e ndjekjes së krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera në bazë të ligjit të Kosovës, që thuhet se kanë ndodhur ndërmjet 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000.
Partitë qeverisëse të Kosovës: Një vendim i padrejtë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu keqardhje për vendimin e Prokurorisë të premten, së bashku me bindjen e tij për "pastërtinë e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës".
"Unë e respektoj vendimin e Kryeministrit të Kosovës dhe, si President i Republikës së Kosovës, ju siguroj se do të veproj në bazë të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore për të cilat qytetarët e Kosovës do të informohen në kohë. Besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë e as lufta e UÇK-së nuk mund të shkelen nga askush, ", tha Thaçi.
Thaçi gjithashtu tha se këshilltari i tij, Bislim Zyrapi, ishte thirrur për t'u marrë në pyetje nga prokurorët e Hagës.
Mbështetje gjithashtu pati edhe nga partnerë të tjerë në qeveri. Sipas Pristina Insajt, Fatmir Limaj, kreu i partisë NISMA, i cili gjithashtu u lirua nga krimet e luftës nga Tribunali i Hagës, tha se thirrja për Haradinajn për të dhënë prova si i dyshuar ishte e padrejtë.
"Për fat të keq, kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, kështu që alternativa e vetme është përballja me shpifjet e armiqve të Kosovës me fakte", tha Limaj, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës.
Aktualisht nuk ka reagime nga Lista Srpska, partia më e madhe e pakicës etnike serbe në Kosovë, e cila ishte gjithashtu një partner koalicioni i AAK-së së Haradinajt.
Opozita e Kosovës: Dorëheqja e duhur për arsye të gabuara
Dy nga partitë më të mëdha të opozitës në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Vetëvendosje!, të cilat ishin të dyja jashtëzakonisht kritike ndaj qeverisë së Haradinajt, dhe në disa raste u përpoqën të organizojnë një mocion mosbesimi, janë të bindura për pafajësinë e kryeministrit Haradinaj.
"LDK vazhdimisht ka kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie, por na vjen keq që kjo ndodh për shkak të ftesës nga Dhomat e Specialistëve," shkroi kreu i LDK-së Isa Mustafa në Facebook.
Ai tha se besonte se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se pafajësia e Haradinajt do të provohet përsëri.
Në mënyrë të ngjashme, kreu i Vetëvendosje! Albin Kurti e konsideron këtë veprim si "dorëheqjen e duhur për arsye të gabuara".
Ai kujtoi se partia e tij ishte kundër formimit të Prokurorisë Speciale dhe shtoi se Haradinaj ka bërë një numër gabimesh politike, duke përfshirë demarkacionin me Malin e Zi, formimin e një ekipi negociues me Serbinë dhe çështje të ndryshme të korrupsionit.
Presidenti i Serbisë: Dorëheqja është një hile politike
Një ditë pas dorëheqjes së Haradinajt, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç vlerëson vendimin e tij si një "hile politike" që synon rritjen e popullaritetit të tij në vend.
"Ai dëshiron të mposhtë rivalët e tij, të bëhet një hero lufte për një Kosovë të unifikuar dhe t'i bëjë të gjithë të tjerët të padenjë për një udhëheqës të tillë që po i çon drejt një të ardhmeje të ndritshme", tha Vuçiç duke shtuar se Haradinaj do të lirohet pas 48 orësh.
Pozita e serbëve në Kosovë, beson ai, do të bëhet edhe më e vështirë.
"Dorëheqja do të çojë në një homogjenizim shtesë të shqiptarëve, do t'i bëjë qëndrimet e tyre më ekstreme dhe urrejtjen e tyre për serbët dhe shtetin serb, të cilin ata e shohin si fajtorë për gjithçka që po ndodh me Haradinajn, edhe më të rënda", tha Vuçiç.
Sipas tij, Serbia dëshiron të vazhdojë me dialogun, por kjo do të ishte e pamundur gjatë zgjedhjeve, qëllimi i të cilave do të jetë dyfishimi i mbështetjes për Haradinajn.
Nuk ka komente nga BE, mbështetje nga Shqipëria
Zëdhënësja e BE Maja Kocijančič deklaroi dje se Brukseli ishte informuar për vendimin e Haradinajt, duke mos dhënë asgjë shtesë.
"Në këtë moment, ne nuk kemi komente të mëtejshme", tha Kocijančič.
Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini, dhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ende nuk kanë reaguar për këtë zhvillim.
Ndërkohë, udhëheqësi i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, shprehu mbështetjen e tij për Haradinajn.
"Dorëheqja e Kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që vendos mëmëdheun para gjithçkaje ... Ramush Haradinaj është Kosova - Kosova e Lirë, Kosova e Pavarur, Kosova Europiane. Askush dhe asgjë nuk mund ta përdhosin luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë ", tha Basha.
Zgjedhjet e parakohshme janë të mundshme, tarifat ende mbeten, demarkacioni përsëri në tavolinë?
Çështja më e fortë me të cilën ballafaqohet Kosova sot është nëse një qeveri e re do të zgjidhet nga parlamenti aktual ose qytetarët do të shkojnë në votime të parakohëshme. Vendimi përfundimisht do të merret nga Presidenti Thaçi.
Gjatë një konference për shtyp, Haradinaj tha se partia e tij AAK është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje të reja.
Njoftim i njëjtë është bërë nga LDK dhe Vetëvendosja!, dhe pa mbështetjen e tyre, një riformim i qeverisë nuk ka gjasa.
Mediat kujtojnë se qeveria e Haradinajt është tashmë e paqëndrueshme dhe se zgjedhjet e parakohshme priteshin prej disa kohësh.
"Zgjedhjet janë opsioni më i mirë për Haradinajn, i cili tani është në kulmin e popullaritetit të tij dhe shihet si dikush që ka përballuar presionin dhe nuk i ka tërhequr tarifat për shtatë muaj", thekson portali KoSSev.
Një nga deklaratat e fundit të Haradinajt si kryeministër ishte se tarifat 100%, të imponuara për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në nëntor të vitit të kaluar, do të mbeten.
Së fundmi, çështja e demarkacionit /shkëmbimit të territoreve është përsëri në fokus, vlerëson Deutsche Ëelle.
"Tërheqja e Haradinajt nga skena politike - edhe nëse është e përkohshme - do të ndryshojë gjërat në Kosovë. Hashim Thaçi dhe Partia e tij Demokratike e Kosovës kanë mbetur pa kundërshtarin kryesor politik kur është fjala për dialogun me Beogradin. Kjo mund të çojë në rishfaqjen e propozimit që po diskutohet për më shumë se një vit - territore në këmbim të njohjes ", shkruan Vilma Filaj-Balvora për DË.
Sipas saj, duhet të priter progres në fushën e dialogut politik, por çdo kompromis që nuk mbështetet nga shumica e qytetarëve duhet të shmanget për hir të stabilitetit.
*Përshtatur nga European Western Balkans
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38