Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e mjekëve, Basha: Rama të anulojë menjëherë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi!

Dorëheqja e mjekëve, Basha: Rama të anulojë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar sot lidhur me dorëheqjen e deklauar nga disa mjekë të urgjencës së QSUT-së në Tiranë.

Sipas Bashës: “Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës është akt i paprecedentë, që pason eksodin në këto 4 vite të qindra mjekëve të tjerë, dhe tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë. Arsyeja e dorëheqjes për shkak të mungesës së kushteve minimale të punës është dëshmia më e dhimbshme e dështimit te eksperimentit fatal të Edi Ramës me “shëndetësinë falas”.”

Kryetari i PD shkruan se “Në emër të misionit të tyre human, u kërkoj mjekëve të rishikojnë vendimin e tyre, të mos e braktisin Urgjencën, sepse qytetarët kanë nevojë për ta! I bëj thirrje Edi Ramës të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të urgjencës kushte normale pune! Nga këto kushte varet jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë. Mjafton që Rama të anullojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps.”​

Të fundit