Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e mjekëve të QSUT-së, deklarata e shefit Urgjencës: Ishte peticion

Dorëheqja e mjekëve të QSUT-së, deklarata e shefit

8 mjekë të QSUT-së përmes një letre ku deklarojnë kushtet jo të mira të punës, drejtuara kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta dhe ministres Ogerta Manastirliu, kanë deklaruar më herët se kanë  dhënë dorëheqjen.

Por ky njoftim është hedhur poshtë nga shefi i shërbimit të urgjencës, Edmond Zaimi, i cili shprehet se bëhet fjalë për një problem të brendshëm dhe se mjekët që firmosën peticionin vazhdojnë punën normalisht, në pritje të një përgjigje zyrtare nga drejtoria.

“Siç e shihni edhe vetë situata është e ngarkuar me shumë të sëmurë, jo vetëm të Tiranës por nga e gjithë Shqipëria, i kalon kapacitetet e shërbimit tonë, shtohet një ngarkesë e madhe për personelin ç’ka bën që edhe gabimet të shtohen. Në këto kushte i gjithë stafi i Urgjencës ka shkruar një tip peticioni për drejtorin e Urgjencës por që akoma nuk është dorëzuar, me kërkesat tona për të rregulluar gjendjen. Janë problem që duam t’i zgjidhim me forcat tona të brendshme. Ne nuk kemi dhënë dorëheqje në ’97, kjo është një kërkesë drejtuar drejtorisë. Ne të gjithë jemi në punë por ngarkesa është shumë e madhe”,- thotë ai.

Të fundit