Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Xhafajt, Bylykbashi: Marrëveshja me krimin, herët a vonë të ha kokën

Dorëheqja e Xhafajt, Bylykbashi: Marrëveshja me krimin, herët a

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke thënë së ky është vetëm fillimi i shkermoqes.

Bylykbashi shtoi se deri me sot po binin në rrjetë peshq të vegjël të qelbur, por sot ra një peshk i madh.

“Marrëveshja me krimin është marrëveshje me djallin. Herët a vonë të ha kokën”, shkruan Bylykbashi në një status në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Vetting për peshqit e mëdhenj të qelbur‎

Në fillim ikën Habilajt me gjithë Tahir, me pas Bajrot, me pas Avdylajt‎, tani Xhafajt. C'ka thënë opozita po del e vërtetë. Aleanca e Qelbesirave, siç e quajti një ideolog i saj dikur në 2013, po shkërrmoqet në mes të panikut. Sa shkel njëri syrin dhe njofton konferencë shtypi, apo thotë shprehje me kod në TV dhe ja ku ikën ministër apo deputet. ‎Dhe ky është vetëm fillimi i shkermoqes. Prisni të shihni të rradhës!

‎Marrëveshja me krimin është marrëveshje me djallin. Herët a vonë të ha kokën!

‎Deri me sot po binin në rrjetë peshq të vegjël të qelbur. Sot ra një peshk i madh. ‎Por siç e thotë një shprehje e vjetër durrsake, "Kur man ere bishti i peshkut, koka është qelb kahone!". Dhe durrsakët këto historitë me "peshq" i njohin mirë.

Edi Rama është peshkaqeni që po qelb të gjithë tepsinë. Duhet hedh me gjithë tepsi sa nuk është qelbur shtëpia përfundimisht!

Të fundit