Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Xhafajt, gazetari i Vizion Plus: Ministri i padisponueshëm gjatë gjithë ditës

Dorëheqja e Xhafajt, gazetari i Vizion Plus: Ministri i padisponueshëm

Gazetari i Vizion Plus, Julian Kasapi ka deklaruar në emisionin “Real Story” se ai ka tentuar disa herë të kontaktojë me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj por ky i fundit ka qenë i padisponueshëm gjatë gjithë ditës së sotme.

“Pas lajmit të publikuar nga Partia Demokratike kemi tentuar të kontaktojmë me ministrin Xhafaj gjatë gjithë ditës por ka qene e pamundur të flisje me të”, tha gazetari.

Nga ana tjetër, Kasapi tha se ka informacione se prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë çështje dhe nuk përjashtohet mundësia të thërrasë ‘protagonistët” e audio-përgjimit për të dëshmuar.

Sipas informacioneve, Xhafaj i ka paraqitur kryeministrit Rama dorëheqjen pasditen e sotme, por ky i fundit e ka lënë pezull pasi ndodhet në Francë për të takuar presidentin Markon.

Lajmi për dorëheqjen, zëdhënësi i Xhafajt përpiqet ta mbulojë: Sapo dolëm nga zyra…

Të fundit