Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Zidane nga Reali, Perez: Nuk ia dola ta bind, më ka mbytur trishtimi

Dorëheqja e Zidane nga Reali, Perez: Nuk ia dola ta bind, më ka mbytur

Ditën e sotme trajneri i Realit, Zinedine Zidan, deklaroi në një konferencë për mediat dorëheqjen e tij nga klubi madrilen këtë verë.

Ky lajm nuk ka tronditur vetëm tifozët e lojtarët, por edhe presidentin Florentino Perez.

Në një konferencë për shtyp, Perez është shprehur se Zidane ishte lojtari dhe trajneri i tij i preferuar dhe se largimi i tij e ka trishtuar.

“Një vendim i papritur për mua, një ditë e trishtë. E kam dashur si lojtar, e dua edhe si trajner. Me këtë vendim u njoha që dje, e më ka mbytur trishtimi. U mundova ta bind, por nuk ia dola. Dua ta falenderoj për pasionin dhe përkushtimin që ai ka punuar për këto tre vite me Realin. Për mua është një dorëheqje e shpejtë, mund të qëndronte edhe më gjatë, e të mund të vijonim të fitonim. Por nëse ai ka nevojë për pushim, e meriton ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai.

Të fundit