Flash News

KRYESORE

Dorëheqjet në Shkodër, largohet edhe drejtori i Hetimit Tatimor

Dorëheqjet në Shkodër, largohet edhe drejtori i Hetimit Tatimor

Listës së drejtorëve të dorëhequr në Shkodër, pas  kërkesës së kryeministrit Rama gjatë mbledhjes së djeshme me drejtuesit politik të qarkut, i shtohet edhe një tjetër emër.

Ka dhënë dorëheqjen nga posti Drejtori i Hetimit Tatimor Rajoni Verior, Agim Shimaj. Shimaj njihet si një anëtarët e Partisë Socialiste që në fillimet e saj si dhe anëtarë i Asamblesë së Përgjithshme. Ai ka mbajtur edhe postin e koordinatorit të PS në Shkodër. Kështu shkon në tetë numri i drejtorëve të dorëhequr.

Ditën e djeshme ka pasur një debat të fortë për situatën në Shkodër mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. Debati ka ardhur pas mbledhjes të kryesisë të PS. Sipas burimeve Bushati i ka përmendur frazën “çunat problematikë’, duke ironizuar dhe kështu ish ministrin e shkarkuar Damian Gjiknuri, i cili doli në përgjimet e ‘Bild’ të dosjes 184.

 

Të fundit