Flash News

KRYESORE

Dorëhiqen gjyqtarët, shtyhet gjyqi ndaj Doshit dhe Frrokut

Dorëhiqen gjyqtarët, shtyhet gjyqi ndaj Doshit dhe Frrokut

Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Tom Doshi dhe Mark Frrokut, për shkak të mungesës së trupës gjyqësore. Procesi ndaj deputetit Doshi dhe ish-deputetit Frroku po zhvillohet në Gjykatën e Lartë për kallëzim të rremë.

Avokati i Doshit, Ferid Muça ka deklaruar se shtyrja e procesit është pa afat, “pasi gjykata është e paralizuar”.

Por pak më vonë, përmes shortit gjyqtarët Andi Çeliku dhe Ardian Dvorani janë zgjedhur për të menaxhuar procesin.

Dy anëtareve të mëparshme të trupës gjyqësore, Arjana Fullani e Evelina Qirjako u kishte mbaruar mandati.

Tom Doshi, Mark Frroku e Durim Bami janë të pandehur për kallëzim të rremë në lidhje me atentatin e pretenduar nga Doshi dy vite më pare.

 

Të fundit