Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet koordinatori i PD: Ja lë radhën më të zotëve

Dorëhiqet koordinatori i PD: Ja lë radhën më të

Koordinatori i PD-së për Politikat e Territorit, Besnik Aliaj ka marrë vendimin për tu dorëhequr nga ky post. Aliaj njofton se largimi vjen pas dy vitesh si koordinator dhe radhën ua lë të tjerëve më të zotë.

“Pas rreth 2 viteve si koordinator i politikave të territorit në PD dhe pas zgjedhjeve të fundit ku u përpoqa të jap kontributin tim modest, largohem nga çdo "funksion" imi në PD dhe ja le radhën të tjerëve, më të zotë, që të kontribuojnë. Do vijoj ndërkohë të jem pjesë e PD si anëtar i thjeshtë. Gjithë të mirat për ju. Respekt per zgjedhjen tuaj, si per ata që më kanë mbështetur dhe simpatizuar, edhe për ata që më kanë e keqkuptuar ose sulmuar. Në çdo rast, kjo botë ka vend për të gjithë”, shkruan Aliaj.

Besnik Aliaj ishte kandidat për deputet në qarkun e Gjirokastrës, ku PD mori vetëm një mandat.

Të fundit