Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet Matteo Renzi, i mbyll derën bashkëpunimit me ekstremistët e Lega Nord: Do jemi në opozitë

Dorëhiqet Matteo Renzi, i mbyll derën bashkëpunimit me

Matteo Renzi është dorëhequr nga drejtimi i Partisë Demokratike pa rezultati zhgënjyes që mori në zgjedhjet e 4 marsit. Ish-kryeministri i Italisë pranoi humbjen dhe njoftoi se do të dorëhiqet si kryetar i partisë që dikur ishte më e madhja në vend, por ky vendim do hyjë në fuqi vetëm pas krijimit të qeverisë së re.

Renzi kërkoi një diskutim të thellë brenda partisë për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve, ndonëse fushatën dhe programin e PD-së e konsideroi të duhurin.

Por, në konferencën për media, Renzi i ka mbyllur derën e bashkëpunimit dhe krjimit të një koalicioni qeverisës me koalicionin e djathtë, ku parti e parë ka dalë Lega Nord, pjesë e ekstremit të djathtë.

“Ne nuk do të pranojmë një qeveri ekstremiste. Në këtë legjislaturë do të jemi në opozitë sepse aty na ka vendosur populli. Nuk do të bëhemi patericë e një qeverie si kjo”, tha Renzi.

Matteo Renzi përjashtoi edhe një qeveri me forcat anti-sistem, duke iu referuar Lëvizjes 5 Yjet.

Në zgjedhjet parlamentare, parti e parë doli Lëvizja 5 Yjet, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe Lega Nord. Sa i përket koalicioneve, të djathtët kanë siguruar fitoren dhe do të jenë ata të parët që do të tentojnë krijimin e qeverisë në negociata me Lëvizjen 5 Yjet dhe koalicionin e majtë.

Të fundit