Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet ministri britanik, ishte me vonesë në mbledhje

Dorëhiqet ministri britanik, ishte me vonesë në mbledhje

Michael Bates, ministër shteti në Departamentin e Zhvillimit Ndërkombëtar, vendosi të dorëhiqej ditën e djeshme pasi u paraqit me vonesë në seancën e Dhomës së Lordëve, ku ai duhej t’i përgjigjej pyetjeve të kolegëve të majtë.

Bates u shpreh se ndihej i turpëruar për faktin se nuk ishte i pranishëm në kohë në seancë dhe kërkoi falje për këtë. Ai theksoi se do të paraqiste dorëheqjen e menjëhershme te kryeministrja Theresa May, por kolegët në sallë nisën të kundërshtonin vendimin.

“Gjatë pesë viteve, ka qenë privilegj t’i përgjigjem pyetjeve në emër të qeverisë, dhe unë kam besuar gjithmon se ne duhet të ngrihemi në standardet me të larta të mundshme të mirësjelljes dhe respektit në përgjigjet që japim në emër të qeverisë për pyetjet legjitime të kësaj legjislature. Më vjen turp që nuk isha në vendin tim dhe për këtë arsye do të dorëzoj dorëheqjen time te kryeministrja, me efekt të menjëhershëm. Ju kërkoj falje”, u shpreh Lordi Bates.

Pavarësisht kërkesës, Kryeministria nuk e miratoi dorëheqjen e ministrit, çka do të thotë se Michael Bates do vijojë të qëndrojë në detyrë. 

Të fundit