Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias

Dorëhiqet ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pas një takimi të tensionuar të kabinetit qeveritar, gjatë së cilës pati përplasje me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos mbi marrëveshjen e Prespes.

Burime për Kathimerini bëjnë me dije se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i koalicionit.

Sipas të njëjtave burime, gjatë takimit të sotëm të kabinetit, Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe si njeri të financuesit miliarder,  amerikanit George Sorros.

Të fundit