Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet nga detyra drejtori i ISHSH-së

Dorëhiqet nga detyra drejtori i ISHSH-së

Ka dhënë dorëheqjen nga detyra drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda. Ka qenë vetë Deda ai i cili e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook.

“Falenderime për çdo kënd që më besoi dhe më mbështeti gjatë kësaj periudhe që unë drejtova Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor”, shkruan Deda në rrjeitn social Facebook.

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së tij nga drejtimi i ISHSH-së. Eltar Deda u zgjodh në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në kohën kur Partia Socialiste erdhi në pushtet në vitin 2013.

Të fundit