Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet para vettingut ish-kreu i gjykatës së Apelit

Dorëhiqet para vettingut ish-kreu i gjykatës së Apelit

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Metush Saraçi ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur ‘Report tv’, i cili ka mësuar se dorëheqja e Saraçit është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Saraçi ishte një nga gjyqtarët i cili pritej t’i nënshtrohej procesit të vettingu. “Report Tv” ka mësuar gjithashtu se Saraçi e ka dhënë dorëheqjen duke e argumentuar me arsye personale

Metush Saraçi ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit deri në 2011. Pas mbarimit të mandatit, ai u zëvendësua nga Alaudin Malaj.

Të fundit