Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Boshko Jakshiç/ gazeta 'Politika'
Deri tani ka patur mjaft përplasje mes demokratëve dhe republikanëve, teori komploti, shkelje të të drejtave të zgjedhësve kundërshtime rezultatesh, por në këtë fazë të vonë para duelit mes Donald Trampit dhe Xho Bajdenit, duket se “historia” si kuptim dhe koncept është më e pranmishme sesa dhjetëvjeçarë më parë, duke na sugjeruar se Amerikën e pret diçka që deri tani nuk e ka përjetuar. Edhe përkundër shumështresëzimit dhe ndërlikimit, zgjedhjet presidenciale amerikane janë ndoshta ngjarja më emocionuese në botë, ndërsa këto që do të mbahen këtë nëntor duken si një pikë thyerjeje e historisë, edhe përkundër reputacionit të SHBA-ve si shtet i institucionalizuar, në të cilin Kushtetuta është algoritmi që e drejton politikën amerikane drejt së ardhmes së ndritur.
Në kohën e garës elektorale mes Xhon Kenedit dhe Riçard Niksonit në vitin 1960, Amerika ishte e ndarë mes gjeneratës së pasluftës dhe asaj të baby-boom-ëve liberalë dhe kërkues, por sot është kaq e paralizuar saqë duket sikur është buzë kthimit në kohët e Luftës Civile të viteve 1860-1865. Njëkohësisht që nga koha e Kenedit, në njëfarë mase edhe ajo e Ronald Reganit, asnjë figurë nuk e ka dominuar kaq shumë procesin zgjedhor sa shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë.
Vrasja e afroamerikanit Xhorxh Fllojd në Minesota inicoi një zinxhir ngjarjesh të dhunshme dhe larje llogarish në mbarë vendin. Republikanët u hodhën në sulm dhe, përkundër dënimeve të shpeshta të akteve të dhunës nga ana e Bajdenit, ata akuzojnë demokratët se po nxisin anarkinë. Demokratët mendojnë se Trampi me deklaratat e tij inkurajon sjelljet ekstremiste të supremacistëve të bardhë kundër njerëzve me ngjyrë, jo të krishterëve dhe përfaqësuesve të pakicave të ndryshme në përgjithësi.
Dhuna politike te demokrtatët shpesh duket spontane: masa të egërsuara njerëzish që djegin e shkatërrojnë, atentatorë të vetmuar... Në thelb, situata të tilla heshturazi hasen prej vitesh, më së shumti në shtete që tashmë janë përballur me dhunën.
Amerika i është afruar shumë kulmit: diskriminimi, segregacioni social, pabarazia, të gjitha këto, shoqërisë së ndarë i’a bëjnë të pamundur mirëkuptimin brendapërbrenda vetë asaj. Identitetet racore, fetare dhe gjeografike përforcojnë njëri tjetrin duke rritur kësisoj rreziqet, në vend që të ofrojnë lidhje alternative.
Pyetja se cili është racist po shenjon procesin zgjedhor si rrallë herë deri tani. Ndërsa republikanët mbështeten maksimalisht te protestanët e bardhë, demokratët përpiqen të krijojnë shumicën e tyre të përbërë nga pakica të ndryshme etnike dhe fetare.
Gjithçka po zhvillohet në qerthullin e krizave që tregojnë se çështjet e racizmit dhe mostolerancës janë vetëm një pamje e sindromave të rrezikshme që do të vijojnë edhe pas këtij sezoni zgjedhor. Natyra e këtyre sindromave fillon me pyetjen nëse ShBA-të janë edhe më tej fuqia udhëheqëse ushtarake, ekonomike dhe teknologjike e botës. A është “ëndrra amerikane” burim frymëzimi për pjesën tjetër të botës, apo mos po lind ndonjë ëndërr tjetër globale?
Trampi i ka amortizuar këto dilema me mjaft sukses me sloganin për “veçantinë” amerikane, kësisoj në planin e brendshëm problemi i tij më i madh është polarizimi politik që fshin çdo hapësirë marrëveshje mes republikanëve të matur dhe krahut të majtë të demokratëve rreth çështjeve të këtilla siç janë mbrojtja shëndetsore apo emigracioni, gjë që po bëhet problem gjithnjë e më aktual me ardhjet nga Amerika Latine, Azia dhe Lindja e Afërt. Nga perspektiva e Republikanëve, imigracioni nuk do të thotë vetëm njerëz që kërkojnë punë dhe jetë më të mirë, por do të thotë më shumë vota për demokratët, gjë e cila duhet penguar, nëse duhet edhe me mure.
Kriza strukturore është përforcuar me pandeminë, për të cilën administrata e Trampit nuk ishte e gatshme. Presidenti premtoi se ajo thjesht “do të zhduket”, megjithëse libri më i ri i Bob Uduordit zbulon se ai ka qenë njohur me të gjitha rreziqet. Fakti që i ka injoruar shpuri në atë që Amerika as sot e kësaj dite nuk ka një plan të qartë federal sesi të përballet me këtë armik publik numër 1.
Gazetarja e “Uashington Post” Xhenifer Rubin në fund të gushtit ka rreshtuar “pesë argumentat më të marrë për Trampin”. I pari, në kundërshtim me atë që pohojnë republikanët, presidenti i cili e ka poshtëruar Kongresin- nëse do të zgjidhet- nuk do t’u ofrojë amerikanëve ligje dhe rend. Gjithsesi deri atëherë kur Covid-19 të mos marrë çdo javë dyfish më shumë jetë njerëzish sesa ato të humbura gjatë sulmit terrorist të 11 shtatorit dhe gjithsesi jo derisa ai (Trampi) të mos kontribuojë në dhunën racore në mënyrë që të kapitalizojë te trazirat dhe kaosi.
I dyti. Është çështje e diskutueshme se deri në ç’masë Trampi ishte i madh për ekonominë. Politika e tij fiskale shpuri deri në rritjen e taksave për konsumatorët amerikanë. Ai e “shkundi” ekonominë duke injoruar pandeminë e cila la pa punë me dhjetra milionë njerëz, mbylli me mijëra kompani, ndërsa qeverinë federale e përballi me borxh rekord.
I treti. Nuk është e vërtetë se Bajdeni është “socialist” apo nëse majtistët do ta detyrojnë të promovojë “qeveri të madhe”. Ky pohim injoron qëndrimet e Bajdenit kur ishte në detyrë, por edhe përzgjedhjen e temave gjatë fushatës. Nëse republikanët shqetësohen rreth intervencionizmit shtetëror, do të duhet t’i hapin mirë sytë sesi Trampi keqpërdori fuqinë ekzekutive për të ndihmuar miqtë dhe aleatët e tij.
Argumenti i katërt dhe më i “marri” që cilëson Rubini ka të bëjë me naracionin se Trampi “ka mundur pandeminë”. “Kemi më shumë të vdekur sesa çdo vend tjetër në botë, shumë më tepër të vdekur për kokë sesa shumica e shteteve të zhvilluara, ndërkohë që nuk kemi një program kombëtar testimi dhe ndjekje”, shkruan ajo në “Uashington Post”.
I fundit, i pesti, sipas të cilit Trampi është “për jetën”, se është kundër abortit dhe se beson në shenjtërinë e jetës. Ka mundësi, por përse refuzoi të dënojë vrasjen e afroamerikanit të paarmatosur, përse flet me përçmim për më shumë se 199.000 viktima të pandemisë? “Duke refuzuar të udhëhiqet nga faktet shkencore, qofshin këto që kanë të bëjnë me cilësinë e ajrit dhe të ujit, ndryshimet klimaterike ose për Covid-19, Trampi rrezikon shëndetin dhe jetën e miliona njerëzve këtu dhe kudo në botë”.
Natyrisht republikanët zotërojnë një arsenal të tërë me kundërargumenta, të cilët i mbajnë si pasqyrë para demokratëve. Ata, ndër të tjera, pohojnë se demokratët janë “kundër lirisë” se janë “jopatriotë”, se kanë një kandidat i cili është tejet i moshuar dhe anemik se do ta udhëheqë Amerikën me zgjidhje të thjeshtëzuara.
Sipas anketimit të fundit të Foks Njuz-it, Bajdeni dhe senatorja Kamala Harris disponojnë 51% të votave, ndërsa Trampi dhe Majk Pensi 46%.
Se cili do të fitojë, këtë do ta vendosin zgjedhësit amerikanë, por tani për tani përshtypja kryesore e fushatës të shpie në konstatimin: A mund të hiqen më shumë se kaq dorezat në Amerikën thellësisht të ndarë?
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38