Flash News

KRYESORE

Dorëzimi i armëve, nisma e policisë dha pak rezultate

Të vrarët nga plumbat që binin si shi nga qielli në 1997-ën, raportoheshin çdo ditë. Por zakoni i vjetër nuk është harruar. Një 16-vjeçar në Laç humbi jetën në tarracën e banesës nga një plumb qorr, por sipas burimeve nga policia, të shtëna me armë janë konstatuar në të gjithë qytetet e vendit. Madje në kryeqytet plumbat shkaktuan edhe probleme me energjinë elektrike, pasi goditën linjat e tensionit. Por edhe nisma e policisë për dorëzimin vullnetar të armëve duket se ka dështuar për t’i dhënë fund këtij fenomeni. Deri në prill të 2017-ës rezulton të jenë mbledhur një numër shumë i vogël armësh krahasuar me ato që dolën nga depot e ushtrisë në 1997-ën. Për këtë Policia e Shtetit kërkoi që amnistia të shtyhej deri në fund të dhjetorit që lam pas, por për arsye të paqarta parlamenti, nuk e miratoi ndonëse Komisioni i Sigurisë Kombëtare dha pëlqimin. Po ashtu nuk u mor parasysh as propozimi i deputetit Paulin Sterkaj, që çdo familjeje që dorëzonte një armë, t’u jepej në këmbim një lap-top./TCH
 
 

 

Të fundit