Flash News

KRYESORE

Dorëzimi i Agron Xhafajt, deputetja e PS: Bëri gabim që iku

Dorëzimi i Agron Xhafajt, deputetja e PS: Bëri gabim që iku

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati e ka konsideruar të gabuar vendimin e Agron Xhafajt për t’u vetëdorëzuar te autoritetet italiane, pasi Partia Demokratike bëri publik skandalin.

Gjatë diskutimit në emisionin ‘Byro Politike’, Ferhati tha se po të pyetej në cilësinë e avokates, dorëzimi i vëllait të ministrit të Brendshëm nuk duhej të ndodhte. Sipas deputetes, Xhafaj duhej të kishte pritur vendimin e ekstradimit nga Italia.

“Gabim bëri që iku, po të më pyesni mua si avokat, gabim bëri. Duhet të priste një letër ekstradimi”, tha deputetja e PS.

Të fundit