Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Dorëzimi i mandateve/ Fevziu: Të mos habitemi nga qëndrimi i ndërkombëtarëve
Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin Tempora të Sonila Meços, foli për vendimin e opozitës për dorëzimin e mandateve dhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve, BE dhe ambasadës së SHBA-së.
“Nuk kam pikë dyshimi që ndërkombëtarët do të jenë agresiv. Ndërkombëtarët e kanë presionin derisa mban dhe në fund fare duan të zgjidhin ngërçin. Nëse e shohin që opozita është e vendosur dhe ka mbështetje popullore. Nëse ata shohin që opozita është e unifikuar, atëherë do të hyjnë të negociojnë një zgjidhje. Goditjen e parë e marrin partitë që tentojnë ta krijojnë krizën. Kjo ka ndodhur edhe në '96-'97", tha Fevziu, duke shtuar se s'kemi pse befasohemi që ndërkombëtarët i kërkojnë opozitës të mos djegë mandatet”,
Sa i përket vendimit të opozitës, Fevziu e konsideroi vendim politik e jo akte individuale të deputetëve.
"Është një vendim unanim për të refuzuar mandatet. A është një vendim i mirë? Ky është një vendim i parë që ndodh në Shqipëri dhe është unikal. Me sa di unë nuk ka ndodhur as në vende të tjera të botës. Mund të qëndrojë Lefter Koka. Mund të ketë të tjerë të listës së PD-së që mund të hyjnë. Mund të ketë individë që bëjnë llogari pragmatiste. Ky nuk është përfaqësimi i opozitës, por i një individi. Parlamenti mund të mbushet me 140 deputetë, por kjo nuk është opozita", shtoi më tej ai.