Flash News

KRYESORE

‘Dorëzohet’ Koreja e Veriut, raporton rastin e parë me koronavirus

‘Dorëzohet’ Koreja e Veriut, raporton rastin e parë me

Koreja e Veriut ka raportuar rastin e parë të dyshuar me koronavirus. Udhëheqësi Kim Jong-un zhvilloi një takim urgjent me zyrtarë të lartë, duke imponuar një karantinim në qytetin kufitar të Kaesong dhe duke shpallur  gjendjen e emergjencës, raporton Daily Mail.

Koreja e Veriut kishte thënë më herët se nuk kishte raste Covid-19 – por analistët thonë se kjo nuk ka të ngjarë. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, KCNA, një person që kishte dezertuar në Korenë Jugore tri vjet më parë është kthyer në vend përmes kufirit të fortifikuar duke pasur simptoma që lidhen me sëmundjen Covid-19.

Kjo agjenci nuk tregoi nëse personi i dyshuar është testuar, por shtoi se rezultati është arritur nga disa kontrolle mjekësore nga lëngjet trupore të traktit të sipërm respirator dhe përmes gjakut. Zyrtarët e kanë futur këtë person në izolim dhe po hetojnë kontaktet që mund t’i ketë pasur.

Daily Mail

Të fundit