Flash News

KRYESORE

“Dorëzohet” Kurti, propozon heqjen e taksës për lëndën e parë nga importet serbe dhe boshnjake

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin sipas të cilit nis plani  për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, duke e zëvendësuar me reciprocitet.

Sipas vendimit që mban datën 20 mars, zbardhur nga mediat kosovare, vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 prill 2020, që do të detyrojë Ministrinë e Financave dhe Doganat që ta zbatojnë këtë vendim.

Ky vendim i Kurtit vjen vetëm dy ditë pasi LDK-ja nisi procedurën për shkarkim të Qeverisë, ku u tha se një ndër arsyet është edhe mosheqja e taksës, por që partneri i Vetëvendosjes insiston se kjo duhet të hiqet krejtësisht e jo siç ka paralajmëruar Kurti me disa faza.

Të fundit