Flash News

KRYESORE

Dorëzohet Mirela Kumbaro, tërheq punëtorët nga Butrinti: Ndalohet ndërtimi deri sa të sqarohet publiku

Dorëzohet Mirela Kumbaro, tërheq punëtorët nga Butrinti:

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është tërhequr nga ndërtimi në parkun e Butrintit pas presionit të madh të medias, shoqërisë civile dhe opozitës. Kumbaro ka deklaruar se ka urdhëruar ndalimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të opinionit publik për ndërhyrjen që po bëhet në park.

Ajo theksoi se projekti nuk ka për qëllim ndërtimin e një restoranti në mirëfilltë, por një ngritjen e një objekti që do të ofrojë ushqim të shpejt për turistët.

Reagimi:

Punimet kanë filluar që në muajin gusht. Por në fillim të kësaj jave unë kam kërkuar përmes një shkresë të ndalohen punimet për objektin në park (jo pezullim) me bindjen që vlen, se duhet të sqarohen të gjitha pyetjet, nga të gjithë faktorët, nga të gjithë aktorët dashamirës, apo dashakeqës, dhe kjo për një rëndësi që unë i jap transparencës dhe opinionit publik. Kur të shterohen të gjitha pyetjet do të vijohet me punimet. Punëtorët janë larguar, vetëm disa prej tyre po punojnë për mbulimin e sitit, për të mos u dëmtuar materialet nga agjentët atmosferikë. Ka një dezinformim të madh që vjen nga padija dhe fatkeqësia. Më e udhës do ishte të gjithë ata që flasin nga zhurmat të dalin dhe të shohin në terren. Bëhet fjalë për një objekt ka pasur një projekt për ta bërë kafene. Vazhdon të ekzistojë prej dekadash. Ky objekt është bosh. Nga ana tjetër kemi një rritje të fluksit të turistëve në Butrintit krahasuar me vitet e tjera. Këtij objekti nuk i shtohet asnjë centimetër volum. Ka një platformë druri. Kjo zë një hapësirë prej 100 metra katrorë. Sipas kartës së restaurimit thuhet se në zonën arkeologjjike nuk lejohen ndërtime të reja dhe kjo është respektuar. Po ashtu thuhet që lejohen restaurime dhe kjo ka ndodhur, prandaj është vendosur dru. Kjo pikë shërbimi është pjesë e një filozoifie më të gjerë për shkak të numrit të shtimit të vizitorëve. Në këtë kontekst kemi katër vjet që meremi me shërbimet. Atëherë ne kemi 4 vjet që kemi bërë një paketë shërbimesh të plota. Aty nuk bëhet fjalë për restorant të mirëfilltë.

 

Të fundit