Flash News

KRYESORE

Dorëzohet në gjykatë dosja “One if-By land”, 51 të pandehur në pritje të vendimit

Dorëzohet në gjykatë dosja “One if-By land”, 51

Prokurori Eugen Beci ka përfunduar hetimet për megaoperacionin  “One If – By Land” dhe dosjen e ka paraqitur në Gjykatë. Në dosjen me 95 fashikuj, ku pjesë e materialeve të dorëzuar janë dhe 450 CD me përgjime dhe prova të tjera, janë të përfshirë 51 persona.

Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin shtetas shqiptar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Anglisë, për shuma që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerike dhe Kanada, si dhe në 10 mijë paund për në Britani.

Mbi të pandehurit rendojnë akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionin u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjesë e operacionit ishin  autoritet amerikane dhe ato kanadeze.

Të fundit