Flash News

KRYESORE

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e dy të rinjve në Lushnje

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e dy të rinjve

Është dorëzuar në polici një nga të dyshuarit si i përfshirë në vrasjen e 2 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve dy ditë më parë. Bëhet fjalë për Julian Sulën. I riu ishte një nga të dyshuarit si personi i tretë i përfshirë në atentat së bashku me të shpallurit në kërkim Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.

Burime për “Panorama” thanë se në policinë e Lushnjës i thanë se Sula i njohur edhe me nofkën “Juli i Pashakos” është duke u marrë në pyetje nga hetuesit në lidhje me ngjarjen.

NGJARJA: 

Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, dy persona kanë qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

 Viktimat janë shtetasit  Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje.

Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, u dërgua në Tiranë. Dëme të lehta mori shtetasi B.T, 66 vjeç.

 

Të fundit