All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"Dorëzohet" Rama: 2019-ta, viti më i vështirë i qeverisë

"Dorëzohet" Rama: 2019-ta, viti më i vështirë i
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin politik të paralajmëruar për të prezantuar platformën anti-KÇK, ose (Kap ça t’kapësh), një grup që sipas Ramës hyjnë prokurorë e gjykatës të korruptuar.

All - Paragraf - 3

Gjatë nisjes së fjalës së tij, u ndal fillimisht te refuzimi që mori Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut për marrjen e një date për nisjen e bisedimeve në procesin e integrimit.

Ndërsa insistoi sërish se refuzimi erdhi për shkak të konfliktit të brendshëm të BE, Rama tha se 2019-ta ka qenë viti më i vështirë i gjashtë viteve të madatit qeverisës.

“Në 6 vitet e mandatit tonë qeverisës ky ka qenë më i vështiri. I karakterizuar nga një përpjekje e vazhdueshme për të krijuar një situatë krize të thellë, me mjete artificiale të politikës, përplasje që ka ndodhur në gjysmën e parë të vitit.

Në themel ka qenë frika nga drejtësia. Kur është fjala për vendin tonë, do të thotë vënia e provave konkrete mbi faktin se gjithë reforma në drejtësi, bagazhi ligjor i krijuar në këto vitet e fundit korrespondon me kapacitetin e sistemit të drejtësisë për të dënuar pavarësisht statusit social.

Kjo ka qenë në themel të përpjekjes që kulmoi me një situatë absurde, në procesin zgjedhor.

Fakti që Gjermania konkludoi me një ‘po’ është provë që përpjekjet tona rezultuan të suksesshme dhe duke u përqendruar këtu them se na u dha mundësi që në mungesë të vendimit për çeljen e negociatave të kemi një udhërrëfyes në procesin që vijon, për çeljen e negociatave.

Ajo që ndodhi nuk mund të mos e trondiste opinionin dhe të krijonte ndjesi zemërimi, dëshpërimi. Një pjesë ndaj qeverisë, një pjesë faktorëve të tjerë brenda ose jashtë.

Refuzimi ishte rezultat i konfliktit të brendshëm të BE, qëndrimeve divergjente mes Francës dhe Gjermanisë për mënyrën se si duhet të reformohet BE.

Para pak ditësh u thirrën 4 ambasadorë, Shqipërisë, Serbisë, Malit të zi dhe Maqedonisë veriut.

Serbia dhe Mali i zi negociojnë, u thirren për celur një dialog lidhur me qëndrimin e Francës në raport me procesin e zgjerimit dhe mënyrën se si sipas Francës duhet vijojë procesi.

Pavarësisht se çfarë bëmë ne dhe Shkupi, vendimmarrja ishte frutë i një nevoje të brendshme në Këshillin Evropian. Ky vit i vështirë ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit, ka krijuar një nivel të ri pasigurie në raport me të nesërmen”, tha Rama.

Të fundit