Flash News

KRYESORE

Dorëzohet Rusia, pranon emrin e ri të Maqedonisë së Veriut

Dorëzohet Rusia, pranon emrin e ri të Maqedonisë së Veriut

Pavarësisht se në fillim e kundërshtoi ashpër, Rusia ka pranuar emrin e ri të Maqedonisë së Veriut. Është Ambasada ruse në Shkup që konfirmon vendimin e marrë nga Ministria e Jashtme në Moskë.

Rusia u përpoq të kundërshtonte edhe në OKB ndryshimin e emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Si argument sillte pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në referendumin për emrin, si dhe kundërshtimin e opozitës maqedonase. Gjithsesi, përpjekjet e saj nuk rezultuan të suksesshme.

Ndryshimi i emrit i hapi Maqedonisë së Veriut rrugën për anëtarësimin në NATO, proces që po merr aktualisht mbështetjen e vendeve anëtare.

Të fundit