Flash News

KRYESORE

Dorëzohet te Krimet e Rënda dosja ‘339’ me 12 të pandehur, caktohet gjyqtari

Dorëzohet te Krimet e Rënda dosja ‘339’ me 12 të

Mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda pjesa e parë e dosjes 339.

Nga prokuroria janë përcaktuar deri tani 12 të pandehur, konkretisht: Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça, Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi dhe Ardit Haxhagiqi.

Ata akuzohen  për disa vepra penale si trafik narkotikësh,  korrupsion, pjesëmarrje në grup kriminal etj.

Ndërkohë, gjyqtari Fran Prendi është caktuar në seancën paraprake , ku do të caktohet nëse dosja kalon ose jo për gjykim të mëtejshëm.

Pjesë e kësaj dosje të shumëpërfolur përfshihet edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako si dhe zyrtarë të tjerë të PS në rang vendor, të akuzuar për shit-blerje votash.

Kujtojmë se dy javë më parë, Dako dha shpjegime para dy prokurorëve të Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, në cilësinë e personit që ka dijeni për përgjime ku dyshohet për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Të fundit