Flash News

KRYESORE

Doris Pack: Nuk mund të ketë Shengen Ballkanik pa Kosovën

Doris Pack: Nuk mund të ketë Shengen Ballkanik pa Kosovën

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, mendon se nuk mundet që të ketë Shengen Ballkanik pa Kosovën. Ajo shton se nëse Edi Rama do të pajtohej që nisma rajonale të përparonte pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare, kjo do të ishte tradhti.

Midis Kosovës dhe Serbisë ka përplasje, kjo sepse drejtuesit serbë nuk e njohin si shtet, e po ashtu në deklaratat e tyre kanë mohuar krimet e luftës.

“Nismat rajonale janë të suksesshme në mënyrë të plotë, kur përfshihen të gjitha shtetet. Fjala Mini-Schengen është fjalë e bukur, por boshe. Ajo u shërben disa liderëve që të duken sikur po ndryshojnë diçka për të mirë. Fakti është: Pa Kosovën, kjo nuk mund të ndodhë”, tha Doris Pack për Gazetën Express, duke shtuar “Nëse kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Mini-Shengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç para disa javësh tha se Masakra e Reçakut që ishte kryer nga forcat serbe në janar të vitit 1999 ishte trillim dhe e fabrikuar nga ish-ambasadori i OSBE-së William Walker. Kjo deklaratë solli reagime të ashpra si në Kosovë, me politikanët kosovarë që kërkuan nga Rama të tërhiqej nga nisma, pasi po shkelej mbi shqiptarët.

Të fundit