Flash News

KRYESORE

Doris Pack reagon ndaj Fleckenstein: Nëse po përpiqesh të bindësh kandidatët e PD, duhet të qortohesh nga PE

Ish-eurodeputetja Doris Pack, aktualisht Presidente e Forumit të Grave të PPE ka reaguar ndaj qëndrimit të  Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein, sa i përket politikës shqiptare.

Pack , në një reagim në Twitter shprehet se nëse Fleckenstein ka tentuar të bindë disa nga pasuesit në listat e PD që të pranojnë mandatin, në vend të deputetëve që e dorëzuan, duhet të qortohet nga Parlamenti Europian.

“Nëse është e vërtetë që eurodeputeti i PE Knut Fleckenstein ka tentuar të bindë pasuesit në listën e PD për të pranuar mandatin në Parlamentin shqiptar, atëherë ky është një akt i papranueshëm në shërbim të Partisë Socialiste dhe duhet të qortohet nga PE”, shkruan Pack në Twitter.

Të fundit