Flash News

KRYESORE

Doris Pack: Vetëm në këtë mënyrë qeveria do të plotësojë kushtet dhe numri i azilantëve të ulet

Doris Pack: Vetëm në këtë mënyrë qeveria do

Presidentja e Grave të Partisë Popullore Europiane Doris Pack inkurajoi qytetarët shqiptarë të shkojnë përpara në rrugën e integrimit europian.

Nga Vjena, ku u mbajt takimi “Vizioni i grave për një Evropë më të mirë”, në të cilin PD u përfaqësua nga Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, Pack kërkoi që Shqipëria duhet të nisë zbatimin e kushteve të Bundestagut për hapjen e negociatave.

Po ashtu, ajo shprehu keqardhjen për refuzimin e radhës nga BE për nisjen e bisedimeve, ndërsa u ndal te numri i lartë të azilantëve shqiptarë, kryesisht të rinj në vendet e BE.

Pack i kërkoi Bashkimit Europian të rrisë presionin ndaj Shqipërisë. “Në këtë mënyrë qeveria do të detyrohet të plotësojë kushtet dhe të hapë perspektiva për shqiptarët në Shqipëri, duke bërë që edhe numri i azilantëve të zvogëlohet”, tha Pack .

Nga ana tjetër, Vokshi, informoi Forumin e Grave të  Partisë Popullore Europiane se PD i konsideron 9 kushtet e Bundestagut si një udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës politike, për rivendosjen e bazave të shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Të fundit