Flash News

KRYESORE

Dortmundi bën shpikje, stadiumi do mbushet me tifozë plastikë me fytyrat e tyre

Dortmundi bën shpikje, stadiumi do mbushet me tifozë plastikë me

“Corriere dello Sport” shkruan se në Gjermani pritet të ndodhë një gjë krejtësisht e pazakontë. Në kushtet e koronavirusit, kur ndeshjet nuk mund të luhen me tifozë, Borussia Dortmund mund të sajojë një publik virtual.

Në qershor pritet të nisin të luhen 89 ndeshjet e prapambetura me dyer të mbyllura. 7 tipografë tifozë verdhezinj kanë lëshuar këtë ide për të vendosur në stolat bosh të stadiumit një njeri prej plastike dhe me foton e fytyrës së atij që do të blejë vendin me një aplikacion.

Një pjesë e fitimit (2.5 euro për çdo njeri plastike) do të kalojë në arkat e shpikësve të Dortmundit për të mbështetur nismën e tyre.

Të fundit