Flash News

KRYESORE

Dortmundi nuk fal askënd, talenti e pëson keq

Dortmundi nuk fal askënd, talenti e pëson keq

Borussia Dortmundi nuk fal askënd! Gjermanët kopjojnë Bayern Munchen, madje reagojnë më ashpër ndaj thyerjes së disiplinës. Sulmuesi dhe talenti i ekipit Jadon Sancho u kthye me vonesë në stërvitje pas ndeshjeve kombëtare me Anglinë.

Trajneri Favre nuk e ka falur këtë veprim të anglezit dhe e ka nxjerrë jashtë listës së ndeshjes kundër Borussia Monchengladbach. I riu e ka përsëritur shpesh vonesën në seancat stërvitore dhe gjermanët nuk kanë duruar më.

Sanchez ka luajtur në 7 ndeshje këtë sezon dhe ka shifra të frikshme. Ai ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 6 asiste duke qenë një ndër më të mirët e kësj skuadre.

Të fundit