Flash News

KRYESORE

Doshi i prerë pas daljes nga Prokuroria: Mbështes Ramën, do marr 3 deputetë në Shkodër

Doshi i prerë pas daljes nga Prokuroria: Mbështes Ramën, do marr

Deputeti, Tom Doshi bëri një deklaratë të fortë pas daljes nga Prokuroria nga ku u përball me akuzën e ‘deklarimit të rremë të pasurisë’.

Doshi deklaroi se akuzat janë tendencioze për shkak të zgjedhjeve, por pavarsisht denoncimeve deputeti tha se do të marrë 3 deputetë në Shkodër dhe shtoi se do të mbështesë kryeministrin Rama pasi nuk ka asnjë ofertë tjetër.

“Çdo qindarkë e Doshit është e justifikuar, këta e kanë pastruar figurën totalisht. Ka disa gjëra të vogla që prokuroria i deklaron të rreme disa llogari” tha avokati i Doshit.

“Ishte tendencioze, u bënë 2 vjet. Sot u komunikua akuza, kjo bëhet për zgjedhjet, unë i bëj thirrje qytetarëve të rrinë të qetë, unë do të vij në parlament prap dhe prokuroria do përballet me akuzat.

S'më pengon asgjë, më rritet mbështetja më shumë, unë pretendoj të marr 3 deputetë në Shkodër. Mbështes kryeminitrin Rama, asnjë ofertë tjetër nuk kam” tha Doshi.

Të fundit