Flash News

KRYESORE

‘Dosja 339’/ Deklaratat e të ftuarve në emision, prokuroria i dërgon mesazh Fevziut

‘Dosja 339’/ Deklaratat e të ftuarve në emision,

Prokuroria ka reaguar sa i takon deklaratave të bëra mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’, ku u bë publike se janë larguar dy prokurorë të cilët po hetonin fillimisht dosjen e cila njihet me emrin ‘339’.

Përmes një mesazhi të dërguar në emisionin ‘Opinion’, organi i akuzës bënte të ditur se largimi i prokurorëve ka qenë rastësor dhe se largimi i tyre ka sjellë zhbllokimin e dosjes.

“Dosja është në hetim. Largimi i prokurorit nuk ka lidhje me këtë rast, siç dhe është bërë publike.  Theksojmë se duhet konstatuar se largimi rastësor i prokurorit ka sjellë zhbllokimin e dosjes”, ishte mesazhi i prokurorisë të cilin gazetari Blendi Fevziu e lexoi live.

Të fundit