Flash News

KRYESORE

Dosja 339/ Donika Prela: Pse nuk i kemi hetuar veprat penale në zgjedhje

Dosja 339/ Donika Prela: Pse nuk i kemi hetuar veprat penale në zgjedhje

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka reaguar për përgjimet e publikuara nga “BILD”. Prela u shpreh se për çështjen e dosjes ‘399’ është hetuar vetëm përfshirja e këtyre bandave në trafikun e drogës dhe tjetërsimin e pronave në Lezhë.

Drejtuesja e Krimeve të Renda ka thënë se pjesa e përfshirjes së bandave në zgjedhje nuk është hetuar më parë, por ajo e cilësoi dosjen 339 si më të madhen që ka patur ndonjëherë prokuroria, duke theksuar se janë në hetim 74 persona, të cilët  po hetohen për një sërë veprash penale.

“Në një periudhë kohore më pak se 20 ditë janë regjistruar emrat e 40 subjekteve si të dyshuar të veprës penale. Kanë kërkuar 44 masa sigurimi që janë vendosur. Janë administruar 624 CD me përgjime elektronike dhe mbi 150 DVD. Referuar informacionit që më është në dispozicion nga prokurorët e çështjes, të gjitha CD-të kanë qenë të patranskriptuara. Ka pasur disa transkriptime të pjesshme.

Janë kryer veprime hetimor vetëm për kultivim narkotikësh dhe abuzim me pronat në qarkun e Lezhës. Nuk ka pasur hetime të hapur për veprat e tjera, me përjashtim të përgjimeve. Duke parë rëndësinë e madhe dhe numrin e madh të personave nën hetim, ka arritur në 74 persona dhe numri pritet të rritet. Kjo është dosja më e madhe e hetuar ndonjëherë

Hetimi i veçantë dhe i pavarur i veprave penale në fushën e zgjedhjeve ka qenë objektivisht i pamundur, pasi nuk mund të bëhej dhe nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve, për këtë vepër penale sa kohë që element të sajë janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre”, tha Prela.

Të fundit