Flash News

KRYESORE

‘Dosja 339’, gazetari: Në përgjime është kapur edhe një ministër

‘Dosja 339’, gazetari: Në përgjime është kapur

Gazetari i ‘Ora News’ Trashëgim Sokol ka zbuluar më shumë sa i takon përgjimeve në ‘dosjen 339’, e përfolur për implikimin e zyrtarëve të lartë dhe funksionarëve të PS për shitblerjen e votave, gjatë fushatës elektorale.

Sipas gazetarit, në përgjime është evidentuar edhe një anëtar i kabinetit qeveritar, por Prokuroria ka mbajtur një qëndrim pasiv.

“Ka konfirmime se në të njëjtën dosje 339 është përgjuar gjatë fushatës në Dibër edhe një anëtar i kabinetit qeveritar. Është e çuditshme se si Prokuroria ka qëndruar në një pozitë shumë pasive, duke mbledhur gjithë këto informacione që mund të shërbenin për të shkuar te prova. Është e habitshme që nuk janë bërë verifikime të tjera shtesë, nuk është angazhuar policia gjyqësore, strukturat lokale të policisë”, u shpreh Sokolaj.

Të fundit