Flash News

KRYESORE

Dosja 339/ Gazetarja: Gabimet që bëri Donika Prela në deklaratën e saj

Dosja 339/ Gazetarja: Gabimet që bëri Donika Prela në

Menjëherë pas përfundimit të deklaratës për media të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gazetarja Klodiana Lala i ka ‘nxjerrë në pah’ gabimet Donika Prelës.

Donika Prela e konsideroi dosjen 339 si dosjen më të madhe që ka patur prokuroria shqiptare në historinë e saj. Lala tha se ajo gabohet, duke përmendur një tjetër rast.

“Zonja Prela gaboi kur tha se kjo ishte dosja më e madhe e hetuar nga Krimet e Rënda. Si dosja më e madhe është konsideruar ajo e kërpit të Shkrelit, ku u mor gjithë fshati si i pandehur”, tha Lala.

Duke u fokusuar tek shqetësimi për nxjerrjen e sekretit hetimor, Lala tha se një gjë e tillë i takon Prokurorisë së Tiranës dhe jo asaj për Krime të Rënda.

Sa për prokurorët që kanë dosjen në hetim, Lala u shpreh se për 2 vite ajo ka qenë në duart e Besim Hajdarmatës, derisa Arta Marku e transferoi në Pogradec, e dosja i kaloi prokurorëve aktualë Dritan Prençi e Vladimir Mara.

“Ajo tregoi se Krimet e Rënda kanë pamundësi për të transkriptuar përgjimet ambientale dhe telefonike, ndaj edhe nuk janë vënë para përgjegjësisë personat që kanë kryer vepër penale”, shtoi Lala.

Të fundit