Flash News

KRYESORE

“Dosja 339”, Marku: Ka përgjime, por të pazbardhura

“Dosja 339”, Marku: Ka përgjime, por të pazbardhura

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, kandidate për mandatin 7-vjeçar në krye të organit të akuzës pranoi se ka përgjime nga dosja 339 që nuk janë zbardhur akoma.

E pyetur se përse nuk përfundon hetimi i këtyre dosjeve, Marku u shpreh se këto dosje janë mbajtur vetëm në fazën e hetimit, me përgjime pa fund dhe asnjë nuk është zbardhur në letër.

kujtojmë që  “dosja 339”, apo siç njihet zyrtarisht “339-1”, implikon eksponentë kriminalë, grupi i Avdylajve, në komunikim me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Më tej Marku tregoi se si funksionon Prokuroria.

“Prokuroria nuk është më një organ i centralizuar, piramidal, në kuptimin që varet nga Prokurori i Përgjithshëm, por një sistem tërësisht i decentralizuar pas ndryshimeve të fundit kushtetuese të vitit 2016 dhe ligjeve që pasuan. Zot i çdo çështjeje penale janë vet prokurorët në krye tyre, duke u përgjigjur për hetimin, për zgjidhjen dhe japin llogari vetëm përpara gjykatës për vendimmarrjen e tyre. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë informacion të detajuar për asnjë nga çështjet, nuk mund të marrë përsipër vet hetime, madje në Prokurorinë e Përgjithshme nuk bëhen më hetime. Kjo Prokurori ka vetëm të drejtën për të përfaqësuar çështje në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese”, tha zonja Marku, duke nënkuptuar mosdijeninë e saj mbi dosjen.

Të fundit