Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dosja 339, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërcënon gazetarët me 5 vite burg
Ndonëse prej dy vitesh dosja 339 qëndron në tryezat e prokurorëve te ‘Krimet e Rënda’, vetëm sot ky institucion është shqetësuar për ecurinë e hetimeve. Sipas Prokurorisë, publikimi në media i materialeve të kësaj dosjeje cenon sekretin e hetimit, ndaj urdhëron ndalimin e publikimit.
Në reagimi shpërndarë mediave, Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë: “Urdhërojmë, ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penal Nr.339, të vitit 2016, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv. Shkelja e këtij urdhri, personat përgjegjës i ngarkon me përgjegjësi penale, sipas nenit 295/a/3 të K.Penal.”
Ky nen të cilit i referohet Prokuroria parashikon dënimin me burgim nga një deri në pesë vjet për personat që publikojnë të dhënat.
“Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, është përcaktuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
Kërcënimi me deri në 5 vite burg për gazetarët që kanë publikuar apo do publikojnë materiale të dosjes 339, shkon kundër interesit të publikut, për sa kohë këta prokurorë kanë patur mundësi që për dy vite të çonin përpara hetimet. Madje, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka patur gjithnjë hezitim për të konfirmuar nëse zyrtarët e Partisë Socialiste në Durrës dhe në Lezhë po hetohen për manipulimin e votave. Kjo u konfirmua vetëm sot pas publikimit të materialeve të reja nga gazeta gjermane ‘Bild’.
Gazeta ‘Bild’ publikoi pesë audio-përgjime të dosjes ‘339’ që vërtetojnë akoma edhe më shumë lidhjet e Vangjush Dakos, kryebashkiak i PS në Durrës, dhe zyrtarëve të tjerë socialistë me bandën Avdylaj.