Flash News

KRYESORE

Dosja 339/ Prokuroria merr në pyetje deputetin socialist

Dosja 339/ Prokuroria merr në pyetje deputetin socialist

Pas daljes së emrit të tij nga përgjimet e BILD të dosjes 339, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë për më shumë se dy orë në pyetje deputetin socialist, Ilir Ndraxhi.

Mësohet se Ndraxhi u paraqit pranë organit të akuzës ditën e enjte përballë dy prokurorëve, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ku dha shpjegime për çështjen.

Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga BILD, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Të fundit