Flash News

KRYESORE

“Dosja 339”, Vangjush Dako pyetet për 5 orë nga Krimet e Rënda

“Dosja 339”, Vangjush Dako pyetet për 5 orë nga Krimet e

Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “Dosjen 339”, (përgjime ku dyshohet për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017).

Mësohet se Dako është marrë në pyetje për rreth 5 orë të enjten që kaloi (nga ora 15.00 deri në orë 20.00).

Ai ka dhënë shpjegime para dy prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Ndërsa pritet që edhe të tjerë zyrtarë të merren në pyetje në vijim.

 

Të fundit