Flash News

KRYESORE

Dosja Babalja/ Salianji: Aty ka luftë mes klaneve të Partisë Socialiste

Dosja Babalja/ Salianji: Aty ka luftë mes klaneve të Partisë

Ervin Salianji, i ftuar në “Opinion”  për të folur për dosjen “Babalja”, u shpreh se në Prokurori janë materialet që dëshmojnë se ka luftë mes klaneve të Partisë Socialiste.  Salianji tregoi detaje mbi përgjimet që ai disponon dhe që thotë se janë të prokurorisë dhe me vendim gjykate.

“Përgjimet janë zyrtare, janë të prokurorisë me vendim gjykate. Të bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në momentin kur unë jam person nën hetim, e kam detyrim ligjor por dhe brenda prokurorisë ka prokurorë të ndershëm. Ka të përfshirë prokurorë dhe politikanë të nivelit të lartë. Direkt me Fredi Alizotin. Ai ka marrë para dhe drejtori i policisë… Aty ka dhe luftë mes klaneve të Partisë Socialiste. Ka drejtorë policie që degjenerohen nga njerëz siç është ky zotëria i dënuar. Ky vendos gjoba nëpër biznese. Vendos gjoba për një llogari të një bande të famshme”, u shpreh Salianji.

Të fundit