Flash News

KRYESORE

Dosja e bujshme sjell në Tiranë një grup prokurorësh belgë, vizita mbahet sekret

Dosja e bujshme sjell në Tiranë një grup prokurorësh

Dosja e bujshme e ‘Toyota Yaris’ ka sjellë në Tiranë një grup prokurorësh belgë, por vizita e tyre është mbajtur në sekret të plotë.

Ata kanë zhvilluar takime me prokurorët e Krimeve të Rënda lidhur me hetimin e kësaj dosje. Është fjala për çështjen  “Toyota Yaris”, ku brenda një makine u gjetën të fshehura një sasia e konsiderueshme e parave prej 3.4 milionë eurove portin e Durrësit.

Nuk dihet nëse prokurorët belgë do të marrin në pyetje edhe kreun e PD, Lulzim Basha, i cili e denoncoi i pari në Kuvend.

Ndërkohë, zgjatja e hetimeve është vendosur që të jetë deri më datë 24 shtator të këtij viti.

Të fundit